fbpx

Tronditet Moska! Nëna hidhet nga kati i 19-të me dy fëmijët e saj

Screenshot_4-7-603x450.jpg

Një ngjarje tragjike është shënuar në Moskë. Mediat e huaja shkruajnë se një nënë 33-vjeçare është hedhur nga kati i 19-ë me dy fëmijët e saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Olga Zarkova, 34 vjeç dhe dy djemtë e saj, të moshës tre vjeç dhe një muajsh, humbën jetën tragjikisht ditën e sotme.

Sipas policisë, shkaku për ngjarjen tragjike dyshohet se është depresioni.

Besohet se Olga përpara se të kryente aktin vetëvrasës kishte lënë një shënim në të cilin shkruante se nuk donte t’i linte fëmijët të jetonin në këtë botë të vështirë dhe të zymtë.

Një burim tha për mediat lokale se e reja vuante nga depresioni që pas lindjes së fëmijës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303