Tronditet Partizani para derbit, arrestohet Alban Hoxha

hoxha2-840x440.jpg

Vetëm pak ditë më vonë Partizani do të luajë derbin kundër Tiranës por një lajm tronditës ka ardhur për ta ditën e sotme.

“Panorama Sport” ka njoftuar se portieri i ekipit, Alban Hoxha, është arrestuar ditën e sotme nga policia, për drejtim mjeti nën konsumin e alkoolit.

Vetë 31-vjeçari, mungoi javën e fundit ndaj Flamurtarit, por rikuperimi dukej se po shkonte mirë, dhe do të ishte gati për takimin e ditës së premte ndaj Tiranës.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303