Tronditet Real Madrit në Bernabeu

Girona e ka tronditur Real Madridin duke e mposhtur 2:1 me përmbysje në Santiago Bernabeu të dielën. Kjo ishte fitorja e parë e Gironës pas 10 ndeshjeve.

Real Madridi tani ngel nëntë pikë prapa rivalit dhe liderit të La Ligës, Barcelonës, pasi u mund në shtëpinë e vet nga Girona.

Girona ia ndërpreu skuadrës së Santiago Solarit ecurinë prej pesë fitoreve radhazi në ligë, dhe e bëri të ngel edhe një hap prapa Barcelonës në garë për titull, falë dy golave nga Christian Stuani dhe Portu.