fbpx

Tronditet Serbia, vritet me 6 plumba kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit

Kryeqyteti serb, Beogradi, është tronditur mbrëmjen e djeshme nga një ngjarje e rëndë, ekzekutimi mafioz i kreu të tifogrupit të skuadrës së këtij qyteti, Ljubomir Kica Markoviç.

37 vjeçari është ekzekutuar me gjashtë plumba në rrugën “Milenka Grcic” në Beograd, ndërsa si shkak paraprak i vrasjes së tij dyshohet larja e hesapeve. Markoviç njihet si kreu i grupimit të tifozëve “Alkatraz”, të ekipit të Partizanit të Beogradit dhe nuk ishte një emër i panjohur për Policinë pasi disa vite më parë vrau tifozin francez Bruce Taton.

Markoviç, gjatë drejtimit të grupit të tifozëve së bashku me Djordje Prelic dhe Aleksandar Vavic, morën famë të keqe në vend sepse shkaktonin trazira në stadiume, derisa në 17 shtator 2009 vranë tifozin francez Bruce Taton, pak para ndeshjes mes Partizanit dhe Tuluzës.

Markoviç për këtë ngjarje u dënua me 30 vite burg, por dënimi i tij u ul dhe në 2017 ai u lirua përfundimisht dhe lëvizte në rrugët e Beogradit.