fbpx

Tronditet sërish Korça, tjetër lëkundje tërmeti, ja magnituda

Një tjetër lëkundje tërmeti është shënuar në qytetin e Korçës, duke tronditur kështu qytetarët.

Lëkundja ka qenë me magnitudë 3.5 të shkallës Rihter.

Ky është tërmeti i dytë brenda 24 orësh që godet rajonin e Korçës, pas atij të regjistruar mëngjesin e djeshëm, i cili kishte magnitudë 3.8.

Tërmeti i mëngjesit të sotëm u regjistrua 7 km nga Korça dhe 5 km nga Maliqi, në thellësi 2 km. Nuk raportohen dëme në banesa apo të lënduar.

Të dy lëkundjet kanë pasur të njëjtën epiqendër, madje në të njëjtën orë, 06:30, me të njëjtën thellësi, por tërmeti i mëngjesit të sotëm ka pasur një magnitudë më të vogël.