Truke të thjeshta si të shkrepni një foto perfekte për Krishtlindje

Nëse dëshironi t’u bëni një foto fëmijëve ndërsa marrin dhuratat e tyre nën pemën e Vitit të Ri apo gjyshërit të mbledhur për darkën e Krishtlindjeve, është e nevojshme të ndiqni disa rregulla themelore.

Së pari zgjidhni sa më mirë kuadrin e duhur, duhet të bëni kujdes që të identifikoni planin e parë, sikurse preferohet shpesh tavolina e mbushur plot me njerëz dhe ushqime. Përsa i përket sfondit më mirë zgjidhni një plan përmbledhës se sa të ketë një letër të ngjyrosur apo një mur plot me piktura.

Së dyti të duhet të kujdeseni për kapjen në foto të gjithë familjes, sidomos kur bëhet fjalë për familjet e mëdha. Këshillohet të përdoret modeli shkallë duke shtuar ndonjë element origjinal, si për shembull të vendoset fëmija më i vogël në shpatullat e një të rrituri, apo të përqafohen të gjithë duke afruar fytyrat. Gjithashtu mund të vendoseni në radhë indiane ku secili përpiqet të nxjerrë fytyrën që të kapet nga objektivi kështu i jepet fotografisë një pamje më pak e ngurtë.

Së treti duhet të zgjidhni një kënd të gjerë, ndërsa për portrete individuale zoom-i lejon që të merret një rezultat më i natyrshëm në varësi të distancës midis fotografit dhe subjektit të tij, këndi i gjerë rekomandohet kur nuk ka shumë hapësirë manovrimi ose personat janë të shumtë. Në të mund të përfshihen dekoret e ndryshme të shtëpisë, si bredhi apo dhuratat.

Lër një koment