Trukime në Champions, Crvena Zvezda nën hetim për ndeshjen ndaj PSG

Autoritetet franceze po hetojnë një trukim të mundshëm të ndeshjes së Champions League midis PSG dhe Crvena Zvezda, takim që u zhvillua në 2 tetor dhe që u mbyll 6-1 për skuadrën franceze.

Sipas “L’Equipe”, UEFA ka lajmëruar policinë franceze pasi mori një informacion nga një burim shumë i besueshëm se një drejtues i klubit serb donte që të vinte bast 5 milionë euro se skuadra e tij do të humbiste me 5 gola diferencë.

Duke qenë se kjo gjë ndodhi, ky drejtues mendohet se ka fituar dhjetëra milionë euro.

Lër një koment