Trukimet/ UEFA nis hetimet për skuadrën shqiptare

luftetari.jpg

Skuadrat shqiptare po përfundojnë gjithnjë e më shumë në lupën e UEFA-s për trukime ndeshjesh. Pas skandalit të madh të Skënderbeut këtë radhë nën hetim ka përfunduar klubi gjirokastrit i Luftëtarit.

Ndeshja e parë 5-0

Organi më i lartë i futbollit evropian dyshon se Luftëtari ka fiksuar rezultatin e dy takimeve, në ndeshjen e Europa League kundër letonezëve të Ventspils. Kundër tyre, bluzinjtë e humbën ndeshjen e parë me shifrat e thella 5-0, me golat të cilët u shënuan të gjithë në pjesën e parë.

Ndeshja e dytë 3-3

Ajo që ngjall më shumë dyshime është takimi i kthimit, i përfunduar 3-3, ku përmbysjet dhe ripërmbysjet e rezultatit ishin të pranishme./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303