Trump ashpërson luftën tregtare me Kinën, kërcënon me tarifa të reja

Trump-1.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump ka deklaruar ditën e sotme se ai do të vendosë tarifa shtesë ndaj Kinës, nëse nuk arrihet marrëveshje për tregti me këtë shtet.

“Unë do të shtoj tarifat, masa shtesë, nëse nuk arrihet një marrëveshje”, ka thënë Trump në një intervistë për rrjetin Fox.

Ai e ka lënë të hapur mundësinë e arritjes së marrëveshjes me presidentin kinez, Xi Jinping, në Samitin e 20 vendeve më të industrializuara, (G20), që do të mbahet në Japoni gjatë kësaj fundjave.

Kina dhe Shtetet e Bashkuara janë përfshirë në tensione tregtare, pas vënies së tarifave nga të dyja palët, dhe dështimit të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje.

Trump ka thënë gjatë intervistës se Kina e di çfarë i duhet SHBA-së për të funksionuar marrëveshja.

Presidenti amerikan ka thënë se nëse Uashingtoni nuk është në gjendje të arrijë marrëveshje tregtare me Pekinin, plani i tij është që të zvogëlojë biznesin me Kinën.

I pyetur rreth asaj se kompanitë janë duke zhvendosur prodhimin nga Kina në Vietnam, Trump ka thënë se Vietnami e ka trajtuar SHBA-në edhe më keq sesa Kina./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303