Trump bën gafën e radhës me presidentin italian, reagimi i përkthyeses u bë viral

Presidenti amerikan dha një konferencë shtypi me homologun italian, presidentin Mattarella, të cilin e Trump e quajti “Mocarela”, gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë.

Por ajo që mori më shumë vëmendje në media ishte reagimi i përkthyeses italiane, e ulur pas Trumpit, e cila ndryshoi menjëherë fytyrën kur presidenti amerikan bëri një koment në lidhje me historinë mes Italisë dhe SHBA-ve.

Përkthyesja italiane reagoi e habitur ndërsa Trump tha presidenti Mozzarella, për presidentin Italian, dhe thotë se SHBA dhe Italia kanë qenë aleatë që nga Roma e Lashtë.

“SHBA-të dhe Italia janë të lidhura fort, me pikëpamje të njëjta kulturore, të cilat i ndajmë bashkë që nga koha e Romës së Lashtë”, tha Trump, presidenti i vendit të themeluar në vitin 1776, ndërkohë që Roma e Lashtë, e themeluar në vitin 753 para erës sonë, u zhduk në vitin 410 të erës sonë.

Sigurisht që rrjetet sociale nuk e falën, dhe u mbushën menjëherë me “meme”.