fbpx

Trump-Biden/ Dy rivalët për Shtëpinë e Bardhë flasin për COVID-19

Presidenti Donald Trump njoftoi ditën e sotme se ka zhvilluar një telefonatë “shumë miqësore” me ish nënpresidentin Joe Biden të hënën.

Kërkesa ishte bërë nga zoti Biden, kandidati kryesor demokrat për president për të diskutuar rreth mënyrës se si qeveria po e trajton krizën e koronavirusit.

“Patëm një bisedë vërtet të mrekullueshme, të ngrohtë”, tha Presidenti Trump gjatë konferencës së tij për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. “Ai më shpjegoi pikëpamjen e tij, unë e kuptova plotësisht këtë, dhe ne thjesht patëm një bisedë mjaft miqësore,” tha Trump.