Trump deklaron fitoren në Iowa

Votimi në Iowa për kandidatët për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përfunduar.

Demokratët janë zhytur në një kaos total, për shkak se aplikacioni me të cilin kanë votuar ata, nuk ka funksionuar dhe nuk ka nxjerrë rezultatet.

Por, në mes të këtij kaosi për demokratët, presidenti Donald Trump, që është edhe kandidat për një mandat të dytë, ka shpallur fitoren e tij në këtë shtet nga republikanët.

Trump fitoi me lehtësi mes kandidatëve republikan me 97% të votave, por nuk u shpall një fitues nga Demokratët.

Përkundër mungesës së rezultateve, disa kandidatë pretenduan fitoren.

Votimet në Iowa janë shumë të rëndësishme, sepse historia ka treguar që është pikërisht ky shtet që në shumicën e zgjedhjeve ka vulosur emrin e kandidatit për President.