Trump dhe Johnson diskutojnë nevojën për reagim të përbashkët diplomatik ndaj sulmit saudit

Kryeministri britanik, Boris Johnson, dhe Presidenti i SHBA, Donald Trump, dënuan sulmin e fundjavës së kaluar ndaj cisternave të naftës në Arabinë Saudite dhe diskutuan nevojën për një përgjigje diplomatike të përbashkët në një bisedë telefonatë të mbajtur ditën e sotme.

“Ata dënuan sulmet dhe diskutuan nevojën për një reagim të bashkuar diplomatik nga partnerët ndërkombëtarë,” thuhej në një deklaratë. “Ata gjithashtu folën për Iranin dhe ranë dakord se Irani nuk duhet të lejohet të ketë armë bërthamore”-tha zyra e Johnson./real-news.tv/