fbpx

Trump dhe Kim Jong-Un nisin takimin në Vietnam

kim-trump-1.jpg

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe lideri koreano-verior, Kim Jong-un nisën sot takimin e tyre të nivelit të lartë.

Ata pritet të diskutojnë rrugën drejt denuklearizimit të Gadishullit Korean, në samitin dyditor që mbahet në Hanoi të Vietnamit.

Trump ka lavdëruar vendin pritës të samitit, në një postim në Twitter, duke thënë se “Vietnami është duke përparuar sikurse pak vende në botë. Koreja Veriore mund të jetë njësoj dhe shumë shpejt, nëse denuklarizohet”.

Lideri koreano verior u shpreh se tashmë të dy vendet i kanë kaluar pengesat dhe se takimi i tyre e tregon këtë.

Trump nga ana tjetër edhe një herë ritheksoi suksesin e samitit të parë duke shtuar se i dyti do të jetë edhe më i suksesshëm.

Trump vlerësoi zhvillimin ekonomik të dy vendeve dhe shprehu gatishmëri për të ndihmuar Korenë e Veriut të zhvillohet akoma më shumë ekonomikisht.

Takimi në Hanoi pritet të krijojë rrugën për përmbushje të zotimeve, që janë bërë në samitin e kaluar në Singapor. Në takimin e vitit të kaluar, të dy liderët janë pajtuar për të punuar drejt denuklearizimit, mirëpo pak përparim është parë në këtë proces./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303