Trump diskutoi me Erdogan tërheqjen e trupave nga Siria

Presidenti amerikan Donald Trump ka konfirmuar sot se ka biseduar me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan për tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

“Pas shumë vitesh ata do të kthehen në atdheun e tyre” shkroi në twitter Presidenti Trump, duke bërë me dije gjithashtu se ka zhvilluar një bisedë telefonike të gjatë dhe produktive me Erdogan.

Sipas Trump, me homologun turk ata folën edhe Organizatën e Shtetit Islamik, angazhimin e ndërsjellë në Siri dhe marrëdhëniet tregtare që janë ‘zhvilluar ndjeshëm’.

Presidenti i SHBA Donald Trump i tha presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan se SHBA “ka mbaruar punë” me Sirinë ndërsa palët diskutuan tërheqjen e mundshme të forcave amerikane nga vendi.

Erdogan i shpjegoi të gjitha problemet me praninë amerikane në Irak dhe Siri dhe ishte tronditur Trump, sipas një zyrtari të lartë të administratës që mori një lexim të hollësishëm të telefonatës në mes të dy presidentëve.

“OK, është e gjitha e juaja. Ne mbaruam punë,”-i tha Trump presidentit turk, sipas burimit.

Trump njoftoi të mërkurën se do të tërhiqe sa më shpejt të jetë e mundur 2.000 ushtarët amerikanë të vendosur në verilindje të Sirisë, të cilët aktualisht luftojnë së bashku me milicitë arabo-kurde kundër xhihadistëve.

Kjo tërheqje në fakt e lë milicinë kurde të YPG pa mbështetje ushtarake, ndërsa Rexhep Tajip Erdogan kërcënon ta sulmojë atë, duke i marrë parasysh kurdët si luftëtarë.

Vendimi i presidentit amerikan ka shkaktuar reagime në SHBA dhe tek  aleatët e tij ndërkombëtarë.

Kjo lëvizje e Trump çoi në dorëheqjen e Sekretarit të Mbrojtjes, James Mattis, dhe të dërguarit të posaçëm të SHBA-së në koalicionin ndërkombëtar kundër xhihadistëve Brett McGurk, të cilët ishin kundër tërheqjes së trupave amerikane./real-news.tv/

Lër një koment