17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Trump-djalit 7 vjeçar: A beson në Santa Claus?

spot_img

Janë disa pyetje që askush nuk duhet ti bëjë, të tipit:

Çfarë bën ky buton i kuq? ”

“Çfarë thonë njerëzit për mua?”

“A besoni në Santa Claus?”

Tani ne të gjithë e dimë se Santa Claus ekziston. Por për ndonjë arsye, presidenti amerikan hodhi dyshim mbi këtë, kur foli me një fëmijë në prag të Krishtlindjes.

Kjo ndodhi në dhomën e ngrënies së presidentit në Shtëpinë e Bardhë.

Donald Trump dhe gruaja e tij Melania morën telefonata nga fëmijët amerikanë, teksa çifti ishte ulur përkrah njëri-tjetrit nën dy pemë të Krishtlindjeve.

Të gjithë fëmijët që telefonoheshin kishin shkruar tek Norad, agjencia qeveritare që gjurmon lëvizjet e Santas në mbarë botën për Krishtlindje ,agjenci që ende funksionon pavarësisht nga mbyllja e pjesshme e qeverisë.

Disa nga këta fëmijë u telefonuan nga Trump dhe gruaja e tij, dhe në sajë të raportimit të gazetarit Kevin Diaz, ne dimë pak nga ajo çfarë ka thënë Presidenti në këto biseda.

Kështu Diaz raportoi:

Trump komunikon me një fëmijë me emrin Coleman: “Përshëndetje, ti je Coleman? Gëzuar Krishtlindjet, si je, sa vjeç je?Shkon mirë në shkollë? A beson ende në Santa?

Pamjet e incidentit që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë zotin Trump që pastaj i thotë djalit:

“Sepse në moshën 7 vjeçare, kjo është e parëndësishme apo jo? ”

Përgjigjia e Coleman nuk është e qartë.

Dhe as nuk është e qartë pse presidentiTrump e bëri këtë pyetje të veçantë, sepse sigurisht, Santa ekziston përtej mosmarrëveshjeve./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat