Trump do të marrë pjesë në takimin e NATO-s në Britani

Presidenti i SHBA, Donald Trump, do të udhëtojë në Britani për takimin e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nga 2 deri në 4 dhjetor, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë.

Trump synon të diskutojë mbi shpenzimet e mbrojtjes dhe adresimin e kërcënimeve “që burojnë nga hapësira në internet, ato që prekin infrastrukturën tonë kritike dhe rrjetet telekomunikuese dhe ato që paraqiten nga terrorizmi”-thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Nato feston 70 vjet nga themelimi i saj në një samit në Londër muajin tjetër.

Disa ditë më parë, presidenti francez. Emmanuel Macron, lëshoi deklarata të forta kundër NATO-s.

“Ajo që ne po përjetojmë tani është vdekja e trurit të Natos,” i tha Macron gazetës “The Economist” me qendër në Londër.

Ai paralajmëroi anëtarët evropianë se ata nuk mund të mbështeten më te SHBA për të mbrojtur aleancën, krijuar në fillimin e Luftës së Ftohtë për të forcuar sigurinë e Evropës Perëndimore dhe të SHBA.

Neni Pesë i Kartës themeluese të Nato-s përcakton se një sulm ndaj një anëtari do të sjellë një përgjigje kolektive nga aleanca.

Por Macron u duk i pasigurt nëse ky nen është akoma i vlefshëm./real-news.tv/