29.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump do të shpallë gjendjen e emergjencës për të ndërtuar murin

spot_img

“Presidenti i SHBA Donald Trump do të deklarojë një emergjencë kombëtare për të financuar ndërtimin e murit në kufi me Meksikën”, tha Shtëpia e Bardhë.

Ai do të nënshkruajë një projekt-ligj për sigurinë kufitare për të shmangur një mbyllje të qeverisë, por gjithashtu për të anashkaluar Kongresin dhe për të përdorur fonde ushtarake për murin, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Demokratët e lartë janë përgjigjur duke e akuzuar atë për “shpërdorim të fuqishëm të pushtetit” dhe “veprim të paligjshëm”.

Ndërtimi i murit ishte një premtim kryesor i bërë nga Trump në fushatën elektorale në vitin 2016.

Por deri tani ai nuk ka mundur të marrë fondet e nevojshme për ta ndërtuar atë.

Kongresi miratoi projekt-ligjin, i cili nuk i plotëson kërkesat e Trump për financimin e murit. Ai tani duhet të nënshkruhet nga Trump për t’u bërë ligj.

Presidenti këmbëngul se SHBA ka nevojë për një pengesë fizike në kufirin e saj jugor për të ndaluar rrjedhën e emigrantëve, për të cilët ai thotë se ka arritur nivelet e krizës.

Por kritikët thonë se numri i emigrantëve në kufi është shumë më i ulët se në dekadat e mëparshme dhe se shumë po përpiqen të hyjnë ligjërisht në SHBA./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat