Trump ‘drejtohet’ nga zoti, rregulla të reja në shkollat publike: Askush mos ta…

Presidenti Amerikan ka dhënë udhëzime të reja për rregullat në shkollat publike, duke lejuar lutjen e studentëve.

Trump tha se është detyra e administratës që të ruajë të drejtat e lirisë fetare të studentëve.

“Ne e quajmë këtë të drejtë të lutemi”, tha ai, “dhe nuk ka asgjë më të rëndësishme për të shtuar”.

Zyra e Menaxhimit ka kërkuar lëshimin e një memorandumi që kërkon nga agjensitë federale të krijojnë procese të marrjes së vendimeve që përputhen me mbrojtjen e amendamentit.

Studentëve dhe prindërve do tu jepet platforma ku do të kenë mundësinë të bëjnë ankesa për diskriminimin fetar në departamentet e arsimit shtetëror.

“Shumë e konsiderojnë si një ftesë të qeverisë për të ndarë njerëzit nga besimi i tyre”, tha Sekretari I Arsimit Betsy DeVos.

“Në realitet Kushtetuta jonë ekziston për të mbrojtur fenë nga shteti dhe jo e kundërta”.

“Presidenti Trump është i përkushtuar të sigurojë se njerëzit e besimit, veçanërisht fëmijët, nuk do t’i nënshtrohen ndëshkimeve ose presionit të paligjshëm për ushtrimin e të drejtave të tyre të mbrojtura me kushtetutë,” tha Grogan, drejtori i Shtëpisë së Bardhë të Këshillit të Politikës së Brendshme, në një thirrje për gazetarët .

Presidenti Trump kërkon të fitojë më shumë mbështetje nga të krishterët ungjillorë, një nga zonat e tij më besnike, por gjithashtu po ndërmerr hapa për të lehtësuar organizatat fetare të fitojnë qasje në programet federale.

“Ne nuk do të lejojmë që askush ta shtyjë Zotin nga sheshi publik,” tha Trump pasditen e së enjtes, duke folur nga Zyra Oval në Ditën Kombëtare të Lirisë Fetare – ku ai mirëpriti studentë me prejardhje të krishterë, hebre dhe myslimane. “Ne do të mbështesim lirinë fetare për të gjithë dhe dua t’ju falenderoj të gjithëve”, është shprehur Trump