Trump: Ekonomia e SHBA nuk ka qenë kurrë më mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump garantoi sot se ekonomia e SHBA-së nuk ka qenë kurrë më e mirë.

“Ekonomia jonë nuk ka qenë kurrë më e mirë. Jemi një vend që nuk ka qenë kurrë kaq mirë. Ne shënojmë rekorde!”, reagoi presidenti Trump.
Rritja ekonomike e SHBA-së ka shënuar rritje 2,9% në vitin 2018, e mbështetur nga stimulimet buxhetore të administratës Trump, që është niveli më i lartë në tre vitet e fundit./real-news.tv/