Trump emëron Këshilltarin e ri të Sigurisë Kombëtare

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka emëruar Robert O’Brien, negociatorin e pengjeve në SHBA, si këshilltarin e tij të ri të sigurisë kombëtare.

“Unë jam i kënaqur të njoftoj që do të emëroj Robert C. O’Brien, aktualisht duke shërbyer si i dërguari shumë i suksesshëm Presidencial Special për çështjet e pengjeve në Departamentin e Shtetit, si Këshilltarin tonë të ri të Sigurisë Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme! “-ka shkruar Trump në Twitter.

Njoftimi erdhi një javë pasi Trump shkarkoi John Bolton për mosmarrëveshjet në lidhje me Iranin dhe çështje të tjera./real-news.tv/