fbpx

Emërohet Shefi i ri i Shtabit në Shtëpinë e Bardhë

chief-of-staff.jpg

Presidenti i SHBA Donald Trump ka emëruar drejtorin e zyrës së menaxhimit dhe buxhetit, Mick Mulvaney, si shef i shtabit të Shtëpisë së Bardhë.

Mulvaney, 51 vjeç, do të zëvendësojë gjeneralin John Kelly, i cili do të largohet në fund të këtij viti.

Në një psotim në twitter. Trump e përshkroi Kelly si një “patriot të madh”, i cili i ka shërbyer vendit në mënyrë të pashembullt.

Por më parë këtë vit, gjenerali Kelly u detyrua të mohonte se ai e kishte quajtur presidentin Trump “idiot”.

Gjenerali Kelly thuhet se ka përdorur fjalën “idiot” për presidentin Trump në mënyrë të përsëritur e gjithashtu raportohet të jetë shprehur se “është e kotë të provojmë ta bindim Donald Trump për asgjë”.

Presidenti tha se Mulvaney “ka bërë një punë të jashtëzakonshme në administratë. Unë mezi pres që të punoj me të në këtë kapacitet të ri, ndërsa vazhdojmë të bëjmë Amerikën të madhe!”-shkroi presidenti Trump.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *