fbpx

Trump firmos urdhrin e ri për emigrantët

USA-IMMIGRATION-ASYLUM.jpg

Ditën e premte Presidenti Donald Trump pezulloi dhënien e azilit për emigrantët që kalojnë kufirin e SHBA në mënyrë të paligjshme, në një përpjekje për të ndaluar karvanin me emigrantë që është nisur drejt Shteteve të Bashkuara.

Urdhri i ri, i cili hyn në fuqi të shtunën, do të thotë se emigrantët do të duhet të paraqiten në portat e hyrjes së SHBA-së për t’u kualifikuar për azil.

“Unë sapo nënshkrova një urdhër për azil – shumë i rëndësishëm”, u tha Trump gazetarëve përpara se të nisej për në Paris. “Njerëzit mund të vijnë, por ata duhet të vijnë përmes pikave të hyrjes”.

Urdhri ndoqi rregullat e tjera të zbuluara të enjten që kërkonin të kufizonin kërkesat për azil.

Trump e ktheu emigracionin në një çështje kyçe përpara zgjedhjeve afatmesme të së martës. Ai është zotuar se do të dërgojë trupa ushtarake në kufi për të ndaluar një karvan të emigrantëve kryesisht Honduras, që aktualisht janë duke kaluar nëpër Meksikë.

Karvani me disa qindra emigrantë filloi përsëri marshimin në veri ditën e premte, pas një pushimi në Mexico City. Shumë prej tyre kanë thënë se duan të kërkojnë azil në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dhunës në vendet e tyre.

Trump ka deklaruar se emigrimi masiv në kufi kishte precipituar një krizë dhe ai po vepronte për të mbrojtur interesin kombëtar.

Urdhri do të jetë në fuqi për 90 ditë derisa Shtetet e Bashkuara të arrijnë një marrëveshje me Meksikën duke i lejuar asaj të kthejë azilkërkuesit të cilët kanë udhëtuar nëpër Meksikë.

Diplomatët amerikanë dhe meksikan kanë zhvilluar bisedime mbi çështjen këtë vit, por ka pasur pak indikacione se Meksika do të pajtohet me një pakt të tillë.

Ministria e brendshme e Meksikës nuk ka bërë ende asnjë koment mbi urdhrin e Trump.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *