fbpx

Trump ‘harron’ covidin, merr pjesë në aktivitetin e parë publik pas spitalit

Presidenti Donald Trump ka zhvilluar sot takimin e parë publik pasi rezultoi pozitiv për koronavirusin.

Presidenti foli nga ballkoni i Shtëpisë së Bardhë në një aktivitet të quajtur ‘protestë paqësore për rendin dhe ligjin’, ku morën pjesë disa qindra njerëz, të cilët qëndronin në lëndinë poshtë tij.

Presidenti fillimisht kishte në fytyrë një maskë, por e hoqi para se të fliste. Ai u prit me entuziazëm nga mbështetësit e tij. Dalja e tij shihet si një hap i parë drejt rifillimit të fushatës së plotë javën e ardhshme.​