Trump hedh poshtë akuzat: Jam njeriu më pak racist në botë

President i SHBA, Donald Trump hodhi poshtë akuzat që janë bërë kohët e fundit kundër tij për çështjen e racizmit.

“Jam njeriu më pak racist në botë”, theksoi presidenti, i cili u kritikua mbi sulmin verbal ndaj deputetit afro-amerikan Elijah Cummings, në Baltimore.

Më herët, presidenti Trump bëri komente raciste ndaj katër deputeteve demokrate, të cilat u përkasin pakicave etnike, duke iu kërkuar atyre të kthehen në vendet e tyre të origjinës.

Trump është kritikuar fort nga demokratët, duke e quajtur atë racist.