Trump i gatshëm për një tjetër takim me Kim Jong Un

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se një takim i katërt me Kim Jong Un mund të mbahet në fund të vitit.

“Ata duan të takohemi. Mendoj se është diçka që do të ndodhë”, ka thënë Presidenti Trump.

Koreja e Veriut ka ofruar takime në nivel ekipesh punuese nga fundi i muajit, duke rritur shpresat e hapjes së një kapitulli më kuptimplotë negociatash.

Ish-zyrtari amerikan Dennis Wilder mendon se largimi i këshilltarit për siguri kombëtare i presidentit, John Bolton, mund të ndihmojë procesin,.

“Mendoj se Koreja e Veriut do të jetë e lumtur me largimin e John Bolton nga ekipi i presidentit. John Bolton asnjëherë nuk ka qenë në një vijë me politikat e presidentit mbi Korenë”, thotë Dennis Wilder, ish zyrtar i Këshillit për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë.