fbpx

Trump: I jam përgjigjur pyetjeve të Prokurorit të Posaçëm

181031214447-01-trump-tease-1026-super-tease-1.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump tha të premten se i kishte përfunduar përgjigjet me shkrim për hetimin federal që po zhvillohet lidhur me ndërhyrjen e dyshuar të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Por ai tha nuk i kishte dërguar ende ato në zyrën e Prokurorit të Posaçëm të Shteteve të Bashkuara Robert Mueller.

Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, zoti Trump tha se i kishte shkruar vetë përgjigjet ndaj pyetjeve të zotit Mueller dhe jo avokatët e tij.

Tensionet lidhur me hetimin u rritën edhe më shumë javën e kaluar kur Trump shkarkoi Jeff Sessions nga detyra e Prokurorit të Përgjithshëm duke e zëvendësuar përkohësisht atë me Matthew Whitaker.

Një lëvizje e tillë i dha Whitaker, një besnik i presidentit Trump, të drejtën për të mbikëqyrur hetimin e Mueller në vend të Rod Rosenstein, numri dy i Departamentit të Drejtësisë, i cili gëzonte më parë autoritetin të mbikëqyrte hetimin.

Prej majit të vitit 2017, Mueller po heton nëse anëtarë të fushatës së zotit Trump kanë bashkëpunuar në mënyrë të fshehtë me Rusinë në zgjedhjet e vitit 2016 dhe nëse Trump, në mënyrë të paligjshme është përpjekur të pengojë hetimin. Mueller ka ngritur tashmë akuza ndaj disa ish-ndihmësve të Trump.

Vetë Presidenti e ka quajtur hetimin një “gjueti shtrigash” dhe ka thënë se nuk ka patur bashkëpunim të fshehtë me Rusinë. Moska gjithashtu e ka mohuar çdo ndërhyrje në zgjedhjet amerikane.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *