33.5 C
Tirana
E premte, 19 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump i kërkon Kinës të heqë të gjitha tarifat ndaj mallrave bujqësore të SHBA

spot_img

Donald Trump i ka kërkuar Kinës që të heqë “menjëherë” të gjitha tarifat për produktet bujqësore të SHBA.

Në një postim në Twitter, presidenti tha se e bëri kërkesën për shkak se  bisedimet tregtare mes dy vendeve po ecin mirë.

Trump ka shtyrë aplikimin e tarifave ndaj mallrave kineze, të planifikuara për tu vendosur më 1 mars, për shkak të përparimit në bisedimeve.

Trump ka vendosur tarifa që arrijnë më shumë se 250 miliardë dollarë për mallrat kineze.

Kina ka reaguar duke vendosur tarifa deri në 110 miliardë dollarë për produktet amerikane, duke akuzuar SHBA-të se po fillojnë “luftën më të madhe tregtare në historinë ekonomike”.

Por, me sa duket bisedimet mes dy vendeve po shkojnë mirë dhe pritet një takim mes presidentit amerikan Donald Trump dhe homologut të tij kinez Xi Jinpig./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat