Trump i premton Britanisë marrëveshje tregtare

trump-may-business-talks.jpg

Presidenti i SHBA-së Donald Trump i premtoi Britanisë një marrëveshje tregtare të madhe pas Brexit, si edhe i kërkoi kryeministres britanike Theresa May të “të qëndrojë”, në mënyrë që Shtetet e Bashkuara dhe Britania e Madhe të bëjnë një marrëveshje tregtare.

Presidenti Trump i bëri deklaratat gjatë një takimi që pati së bashku me kryeministren May me liderët e biznesit.

Prioriteti kryesor i të dy liderëve është marrëveshja e mundshme dypalëshe e tregtisë që do të hyjë në fuqi kur Britania e Madhe të dalë nga Bashkimi Evropian. Para takimit me krerët e biznesit, Theresa May tha se marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve mund të zgjeroheshin dhe se marrëveshja tregtare mund të ishte e mirë për të dy palët.

Kryeministrja May u shpreh se Britania dhe SHBA kanë bashkëpunim të shkëlqyer, duke shtuar se nëse punojnë së bashku, të dy vendet mund të kenë një ndikim të madh në ekonominë globale.

May dhe Trump do të mbajnë edhe një takim kokë më kokë në Downing Street në Londër vetëm pak ditë para se May do të largohet nga detyra të premten si lidere e Partisë Konservatore, që do të thotë edhe nga posti i kryeministres./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303