fbpx

Trump i rikthehet idesë së ngritjes së murit për të ndalur emigrantët

download-31.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump tha se ai do të ishte “krejtësisht i gatshëm” për të mbyllur qeverinë federale nëse Kongresi nuk autorizon 5 miliardë dollarë për të financuar ndërtimin e murit të premtuar përgjatë kufirit me Meksikën.

Trump tha gjithashtu se 5 miliardë dollarë do të përdoren vetëm barrierën fizike dhe se financimi shtesë do të jetë i nevojshëm për masa të tjera të sigurisë kufitare.

Në fushatën zgjedhore të vitit 2016, presidenti Trump premtoi ngritjen e një muri në kufi me Meksikën, si një mënyrë për të  ndaluar emigrantët.

Por tashmë që republikanët kanë humbur kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve pas zgjedhjeve të fundit afatmesme, nuk është e qartë nëse Trump do të tërhiqet.

Emigracioni i paligjshëm ishte një temë qendrore e ofertës presidenciale të Trump, dhe ai e përsëriti çështjen e karvanit të emigrantëve nga Amerika Qendrore, përpara zgjedhjeve të 6 nëntorit.

Ai gjithashtu ka kërcënuar të mbyllë plotësisht kufirin.

Përdorimi i gazit lotsjellës nga administrata Trump kundër emigrantëve të Amerikës Qendrore, të cilët u përpoqën të kalonin kufirin dhe të hynin në SHBA, u kritikua nga demokratët dhe kritikët e tjerë. Departamenti i Sigurisë Kombëtare mbrojti veprimet e agjentëve të Kufirit, ndërkohë që Meksika kërkoi një hetim mbi incidentin.

Ligjvënësit e SHBA duhet të kalojnë një projektligj të shpenzimeve deri më 7 dhjetor për të financuar disa agjenci qeveritare, duke përfshirë Departamentin e Sigurisë Kombëtare që mbikëqyr kufijtë dhe emigracionin.

Republikanët do të mbajnë kontrollin e Senatit vitin e ardhshëm, por ende kanë nevojë për votat e demokratëve për të kaluar legjislacionin e shpenzimeve.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *