17.5 C
Tirana
E shtunë, 15 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Trump i shkruan Vuçiç për Kosovën, ka edhe një kërcënim nën rreshta

spot_img

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, i ka dërgua një letër me tone sa miqësore aq edhe kërcënuese presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Trump i kërkon Vuçiçit që të finalizohet marrëveshja me Kosovën. Duke përdorur nën rreshta edhe një gjuhë force Trump shkruan se “Do të ishte ekstremisht për keqardhje (do t’ë pendoheshit) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike”

Letra e plotë

Ishte kënaqësi të ju takoja në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Shtetet e Bashkuara të Amerikës e vlerësojnë lidershipin tuaj, veçanërisht në sigurimin e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Kosovën.

Derisa po futeni në fazën finale të arritjes së një marrëveshje me Kosovën që do të sjellë paqen e kërkuar që sa kohë në rajon, ju inkurajoj që ta kapni momentin dhe ta ushtroni lidershipin tuaj politik që të merrni vendimet e duhura për të balancuar interesat e të dyja vendeve.

Do të ishte ekstremisht për keqardhje (do t’i binit pishman) nëse do ta humbisni këtë mundësi unike për paqe, siguri dhe rritje ekonomike.

Ju inkurajoj të dyja palëve që të arrini një marrëveshje për normalizim të marrëdhënieve sa më shpejt që është e mundur dhe që të përmbaheni nga veprimet që e bëjnë akoma më të vështirë arritjen e kësaj marrëveshje. Një marrëdhënie paqësore dhe produktive mes Serbisë dhe Kosovës do të ishte një arritje/moment historik për rajonin.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë të gatshme që të japin ndihmën e tyre.

Një marrëveshje mes Serbisë dhe Kosovës mund të arrihet. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ju mirëpres ju dhe Presidentin Hashim Thaçi, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat