Trump i vendosur: Me apo pa vaksinën SHBA do të rihapet

Trumps-speech.jpg

“Synimi është që vaksina e koronavirusit të prodhohet dhe shpërndahet sa më shpejt të jetë e mundur, me gjasë në fund të këtij viti. Por e rëndësishme është, se me apo pa vaksinë vendi do të rihapet”, u shpreh Presidenti Donald Trump.

Shumë ekspertë dyshojnë nëse vaksina mund të jetë gati brenda një periudhe kaq të shkurtër. Në fjalët e tij, në kopshtin e “Trëndafilave” në Shtëpinë e Bardhë, presidenti tha se qeveria amerikane po bashkëpunon me vende të tjera për të zhvilluar me ritme të përshpejtuara një vaksinë kundër koronavirusit, ndërkohë që punohet paralelisht për të përgatitur infrastrukturën për prodhimin dhe shpërndarjen sapo vaksina të jetë gati. Projekti do të niste me studimin e 14 vaksinave kandidate më premtuese. Ne krye të operacionit, Trump vendosi ish-shefin e sektorit të vaksinave në gjigantin farmaceutik “Glaxo Smith Kline”, Moncef Slaoui dhe gjeneralin Gustave Perna.

Kongresi amerikan ka vendosur në dispozicion rreth 10 miliardë dollarë për projektin.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303