fbpx

Trump: Irani shkakton vetëm probleme

Trump-5.jpg

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me konfiskimin e tankerit britanik të naftës nga Irani në Ngushticën e Hormuzit akuzoi Teheranin se po “shkakton vetëm probleme”.

Trump në një deklaratë për gazetarët në Shtëpinë e Bardhë në lidhje me konfiskimin e tankerit të Britanisë së Madhe nga Irani tha se po ndjekin nga afër çështjen. “Irani shkakton vetëm probleme dhe çështjen do ta bisedojmë me Britaninë”, tha ai.

“Në ngjarje janë përfshirë një ose dy tankerë”, tha Trump duke rikujtuar se mes tyre dhe Britanisë nuk ka ndonjë marrëveshje me shkrim lidhur me çështjen.

Për shkak se SHBA përdor burimet e saj të energjisë, në rajonin në fjalë ajo nuk ka shumë tankerë nafte, theksoi Trump duke shtuar se anijet amerikane në rajon janë kryesisht anije luftarake./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303