16.5 C
Tirana
E diel, 16 Qershor, 2024

TË FUNDIT

Trump: Ka progres të madh në marrëdhëniet e SHBA me Kinën

spot_img

Presidenti amerikan ka deklaruar se ka progres të madh në marrëdhëniet mes SHBA dhe Kinës, në fund të një viti që ka parë që të dy vendet të aplikojnë taksa të larta në produktet e njëra -tjetrës.

Një luftë tregtare shpërtheu gjatë këtij viti kur Trump u ankua se Kina nuk po bënte mjaftueshëm për të trajtuar një zhbalancim tregtar midis kombeve.

Më parë këtë muaj, të dy palët ranë dakord të pezullojnë tarifat e reja për të lejuar bisedimet.

Trump tha se ai dhe presidenti kinez Xi Jinping kishin patur një bisedë telefonike dhe se bisedimet ishin “duke ecur shumë mirë”.

Trump nuk ofroi më shumë detaje se çfarë progresi ishte bërë.

Agjencitë shtetërore kineze të lajmeve konfirmuan se telefonata kishte ndodhur, por ishin më të rezervuar në dhënien e informacionit.

Mediat kineze thanë se presidenti kinez Xi vlerësoi SHBA-të për kërkimin e “marrëdhënieve bashkëpunuese dhe konstruktive “./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat