fbpx

Trump këmbëngul në financimin e murit

LYNXNPEF050MS_L-2.jpg

Presidenti amerikan Donald Trump mbajti fjalimin e pare televiziv drejtuar kombit nga zyra ovale duke e përshkallezuar ngecin me Kongresin që ka çuar në mbylljen e pjesshme 18-ditore të qeverisë.

Shefi i Shtëpisë së Bardhe këmbënguli sërish në financimin e murit në kufi me Meksikën, një nga premtimet qe u kthyen ne shtyllat e fushatës së tij presidenciale. Sipas trupit, qeveria po qëndron e mbyllur për shkak të demokratëve.

“Ka një krizë humanitare në kufi, një krizë të zemrës dhe të shpirtit. Kjo është një zgjedhje mes të drejtës dhe padrejtësisë. Kjo ka të bëjë me detyrimin e shenjtë që kemi ndaj qytetarëve tanë”, u shpreh Presidenti i SHBA.

Trump megjithatë nuk e shpalli emergjencën që do t’i mundësonte anashkalimin e Dhomës së Përfaqësuesve te kontrolluar tani nga demokratët.

Krerët e këtyre të fundit e akuzuan se po mban peng popullin amerikan. Presidenti kërkon 5,7 miliardë dollarë për të ndërtuar një strukture çeliku, e cila do te vinte në jetë zotimin e hershem te tij.

Por demokratët, e kundërshtojnë me forcë dhënien e fondeve duke bërë që situata, për momentin, te duket pa zgjidhje

Trump ndërkohë me të drejtë kujtoi se në të kaluaëen ata e kanë mbështetur ngritjen e murit.

Në 2006-ten, Chuck Schumer, Barack Obama, Hillary Clinton dhe Joe Biden votuan në favor të një strukture 1.120 km në kufi me vendin fqinj.

Mbyllja e një të katërtës se agjencive federale është e dyta më e gjatë në histori, dhe ka lënë me qindra mijëra punonjës qeveritarë të papaguar./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *