Trump: Kim Jong Un dëshiron të më takojë sërish

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se lideri i Koresë Veriore, Kim Jong Un, dëshiron të takohet sërish që të fillojnë negociatat, pas përfundimit të bashkëpunimit ushtarak në mes të SHBA-së dhe Koresë Jugore.

Përmes një postimi në Twitter, Trump tha se Kim i ka bërë këto deklarata përmes një letre dhe se shpreson se do të takohen shumë shpejt.

Presidenti amerikan tha gjithashtu se Kim Jong Un i ka kërkuar falje për testimet e raketave ditëve të fundit, teksa i ka premtuar se do të ndërpresin këtë aktivitet kur të përfundojnë ushtrimet ushtarake me Korenë Jugore.

Deri më tani Trump dhe Kim janë takuar tri herë, në Singapor, Hanoi dhe zonën e de-militarizuar koreane.