33.5 C
Tirana
E mërkurë, 17 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump: Koha për të njohur Golanin si territor të Izraelit

spot_img

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka deklaruar se ka ardhur koha që vendi i tij të njohë kontrollin e Izraelit mbi lartësitë e pushtuara të Golanit.

“Pas 52 viteve, është koha që SHBA të njohë plotësisht sovranitetin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, që është me rëndësi kritike strategjike dhe të sigurisë për shtetin e Izraelit dhe stabilitetin rajonal”, tha Trump në llogarinë e tij në twitter.

Izraeli kohë të gjatë ka kërkuar nga Washingtoni të njohë pretendimin mbi territorin që e pushtoi nga Siria gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967.

Izraeli pushtoi rreth dy të tretat e luginave të gjera të Golanit si rezultat “de facto” të konfliktit dhe e aneksoi zyrtarisht në vitin 1981, një veprim i kundërshtuar njëzëri në atë kohë nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB).

Rezoluta 497 e Këshillit të Sigurimit thotë se “vendimi izraelit për të imponuar ligjet, juridiksionet dhe administratën e vet në lartësitë e pushtuara siriane të Golanit është i pavlefshëm dhe pa efekt juridik ndërkombëtar”, duke kërkuar që Izraeli të anuloj vendimin e tij.

Në nëntor, SHBA-të për herë të parë votuan kundër një rezolute vjetore të OKB-së që dënonte kontrollin e Izraelit mbi lartësitë e Golanit, respektivisht 151 vende votuan në mbështetje, ndërsa vetëm Izraeli dhe SHBA-të kundër./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat