fbpx

Trump kundër Macron; Franca: Mungesë e mirësjelljes

macrontrump.jpg

Zëdhënësi i qeverisë franceze Benjamin Griveaux  ka reaguar ndaj postimeve të presidentit amerikan kundër Emanuel Macron.

Franca i konsideron postimet e Presidentit të SHBA Donald Trump në Twitter kundër homologut të tij francez Emmanuel Macron si të papërshtatshme dhe mendon se Trump tregoi mungesë të mirësjelljes.

Presidenti Trump sulmoi Macron mbi nacionalizmin, planet për një ushtri europiane dhe vlerësimet që kreu francez ka marrë nga populli francez.

Në një seri postimesh në Twitter, Trump filloi një sulm ndaj Macron mbi “vlerësimin e tij shumë të ulët” dhe u tall me humbjen dhe pushtimin e Francës nga Gjermania naziste në Luftën e Dytë Botërore.

Trump gjithashtu sulmoi homologun e tij ndaj nacionalizmit dhe shprehu kundërshtinë e tij kundër vizionit të Macron për një “ushtri të vërtetë europiane”, për të cilën presidenti francez tha se do t’i mundësonte Europës mbrojtje nga çdo kërcënim i mundshëm nga Kina, Rusia dhe SHBA.

Komentet e Trump për presidentin francez erdhën menjëherë pas përkujtimit të 100 vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore në Paris gjatë fundjavës.

Gjithashtu, kjo situatë vjen pas një takimi të dy presidentëve në Paris ditën e shtunë, ku të dy liderët dukeshin të qetësuar mbi dallimet e tyre dhe ranë dakord se Europa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen.

 

 

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *