Trump kundër Macron për NATO-n

trump-pointing-finger.jpeg

Udhëheqësit e NATO-s janë mbledhur sot në takimin dyditësh në Londër, për të shënuar 70-vjetorin e themelimit të aleancës ushtarake. Presidenti amerikan, Donald Trump gjatë takimit me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg ka mbrojtur rolin e aleancës duke i quajtur ofenduese deklarata e presidentit francez Emanuel Macron.

Trump ka thënë se presidenti francez ka “fyer shumë” kur ka thënë se NATO e ka “trurin e vdekur”.

“Është një deklaratë e fortë për tu bërë kur ka kaq shumë vështirësi në Francë. Ata kanë pasur një vit të vështirë. Nuk mund të bëhen deklarata të tilla për NATO-n”, ka thënë Trump gjatë takimit të tij me kreun e NATO-s.

“Ne përfitojmë më së paku nga NATO, ne realisht jemi duke ndihmuar Evropën.  Askujt nuk i duhet NATO më shumë se Francës, e kur ata bëjnë një deklaratë të tillë mund të them se është mjaft e rrezikshme”, ka shtuar Trump.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303