22.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Trump lëshon akuza kundër Muller

spot_img

Presidenti i SHBA Donald Trump ka nisur një sulm të fuqishëm ndaj Këshilltarit Special Robert Mueller dhe ndaj kritikëve të tij.

Në fjalimin më të gjatë të presidencës së tij, Trump foli hapur kundër hetimit mbi bashkëpunimin e dyshuar mes tij dhe Rusisë gjatë fushatës së zgjedhjeve presidenciale në 2016.

“Ne jemi duke pritur për një raport nga njerëz që nuk janë zgjedhur,” i tha ai një turme konservatorësh të gëzuar.

Mueller pritet të dorëzojë raportin e tij tek prokurori i përgjithshëm menjëherë. “Për fat të keq, ju vendosni njerëzit e gabuar në disa pozicione që nuk duhet të jenë atje dhe papritmas ata po përpiqen t’ju mbushin mendjen me budallallëqe,” tha presidenti.

Trump shpesh e ka quajtur hetimin e këshilltarit të posaçëm një “gjueti shtrigash”.

Në fjalimin, i cili zgjati më shumë se dy orë, Trump gjithashtu lëshoi akuza të ashpra ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm Jeff Sessions, ish kreut të FBI James Comey, Partisë Demokratike dhe atyre që kritikuan qasjen e tij me Korenë e Veriut./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat