fbpx

Trump letër Thaçit: Pres marrëveshje historike me Serbinë

auto_screen-15.51.4509.11.20161478768161.png

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka dërguar një letër Presidenti Thaçi, ku shkruan se i mirëpret përpjekjet aktuale të Kosovës për pajtim me Serbinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë Presidenti Thaçi, ku e ka shpërndarë në rrjete sociale

Trump, gjithashtu, ka shkruar se SHBA ka investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran, ku shpreh dëshirën për një zhvillim akoma edhe më të madh.

Së fundmi, Trump ka ftuar Thaçin dhe Vuçiç në Shtëpinë  e Bardhë, për të kremtuar marrëveshjen historike mes dy shteteve.

 

Letra e Trump-it drejtuar Thaçit

Shkëlqesia Juaj

Hashim Thaçi

President i Republikës së Kosovës

I nderuar z. President:

Ishte kënaqësi të flisja me Ju në Paris gjatë shënimit të Ditës së Armëpushimit. Kosova është një partner vendimtar në përpjekjet tona për të garantuar paqen dhe stabilitetin për të gjithë Evropën. Unë i mirëpres përpjekjet tuaja aktuale për pajtim me Serbinë. Dështimi për të përfituar nga kjo mundësi unike, do të ishte një kthim tragjik mbrapa, sepse një mundësi tjetër marrëveshje paqësore gjithëpërfshirëse, vështirë se do të mund të përsëritet për një kohë të gjatë.

Unë iu nxis Ju dhe liderët e Kosovës që ta shfrytëzoni këtë moment unik, të flisni me një zë të vetëm gjatë negociatave për paqe, dhe të përmbaheni nga veprimet të cilat mund ta vështirësojnë arritjen e marrëveshjes.

Shtetet e Bashkuara kanë investuar shumë për suksesin e Kosovës, si një shtet i pavarur dhe sovran. Ne duam që vendi i juaj të vazhdojë të zhvillohet.

Ne jemi të gatshëm që t’ ju ndihmojmë në përpjekjet tuaja për të arritur një marrëveshje, e cila reflekton në mënyrë të balancuar interesat e Kosovës dhe të Serbisë. Një marrëveshje e tillë është e arritshme. Unë pres që në Shtëpinë e Bardhë t’ ju mirëpres Ju dhe Presidentin Aleksander Vuçiç, për të festuar atë që do jetë një marrëveshje historike.

Sinqerisht,

Donald Trump

Real-news.tv

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *