Trump: Marrëveshja e Parisit për klimën, e gabuar

Donald Trump ka ironizuar vendimin e presidentit francez pas protestës së ‘’jelekëve të verdhë’’ për një rritje të taksave të karburanteve duke arsyetuar kundërshtimin e Marrëveshjes së Parisit mbi ndryshimet klimatike.

“Jam i kënaqur që miku Emmanuel Macron dhe manifestuesit e Parisit kanë rënë dakord për atë që unë e kam bërë dy vjet më parë “, shkruajti Trump në Twitter.

‘’Marrëveshja e Parisit është fatalisht e gabuar sepse rritet çmimi i energjisë për vendet përgjegjëse duke mbuluar disa prej vendeve që ndotin më shumë në botë”, theksoi  Trukëmbëngukur se dëshironte ‘’ajër dhe ujë të pastër’’.

Presidenti gjithashtu theksoi hapat në përmirësimin e mjedisit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vuri në dukje se kontribuesit dhe punëtorët amerikanë “nuk duhet të paguajnë për të pastruar ndotjen e vendeve të tjera”.

Lër një koment