Trump po mashtron për rritjen e pagës ushtarake

trump-signs-hats.jpg

Gjatë takimit që pati me trupat amerikane në Irak në një vizitë të beftë të pa lajmëruar më parë, presidenti Donald Trump u tha ushtarakëve se ai u dha atyre rritjen e parë të pagave në më shumë se 10 vjet – një gënjeshtër që ai e ka thënë në mënyrë të përsëritur, raporton CNN.

Duke folur për trupat në bazën ajrore të Al Asad në Irak, Trump u tha trupave: “Ju na mbroni dhe ne gjithmonë do t’iu mbrojmë dhe ju sapo e patë, sepse sapo keni marrë rritjen më të madhe të rrogës në më shumë se 10 vjet, “-tha Trump.

Në fakt, pagesa ushtarake është rritur çdo vit për më shumë se tre dekada. Ajo u rrit 2.4% në 2018 dhe pastaj 2.6% me Aktin e Autorizimit Kombëtar të Mbrojtjes 2019. Rritja e pagave prej 2.6% është më e madhe në 9 vitet e fundit./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303