Trump: Mbyllja e qeverisë mund të zgjasë për një kohë të gjatë

trump-1.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump ka deklaruar se ai po vazhdon të negociojë me demokratët për t’i dhënë fund mbylljes së qeverisë amerikane, por shtoi se “kjo mund të jetë një mbyllje e gjatë”.

Pika e fërkimit, tha Trump, mbetet siguria kufitare. Trump ka kërkuar 5 miliardë dollarë fonde për të  ndërtuar murin përgjatë kufirit SHBA-Meksikë.

Mbyllja e pjesshme e qeverisë do të thotë se departamentet e Sigurisë Kombëtare, Transportit, Bujqësisë, Shtetit dhe Drejtësisë do të fillojnë të mbyllen dhe parqet dhe pyjet kombëtare federale do të mbyllen gjithashtu.

Mbyllja e pjesshme, e treta e vitit 2018, do të thotë se qindra e mijëra punonjës federalë do të duhet të punojnë pa pagesë ose të vendosen në leje të përkohshme.

Në një video të publikuar në llogarinë e tij në Twitter, presidenti Trump këmbënguli se është në dorë të demokratëve për të zgjidhur mbylljen e përkohshme të qeverisë./real-news.tv/

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303