fbpx

Trump: Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Kinën për tregtinë

us-china.jpg

Presidenti i SHBA, Donald Trump tha të premten se ka të ngjarë të arrihet një marrëveshje me Kinën për tregtinë, duke shtuar se shumë përparime janë bërë për të zgjidhur problemet midis dy vendeve por paralajmëron se ai ende mund të vendosë më shumë tarifa për mallrat kineze.

“Kina dëshiron shumë të bëjë një marrëveshje,”i tha Trump gazetarëve në Uashington vetëm disa orë pasi këshilltari i tij i lartë ekonomik u tregua i rezervuar për të folur për një marrëveshje të mundshme tregtare mes SHBA-së dhe Kinës.

“Ne kemi pasur bisedime shumë të mira me Kinën, dhe jemi shumë pranëë arritjes së një marrëveshjeje. Dje pata njëë bisedë telefonike me Presidentin Xi Jinping. Ata duan shumë të arrijnë një marrëveshje. Mendoj se do të arrijmë një marrëveshje me Kinën dhe mendoj se do të jetë një marrëveshje shumë e mirë për të gjithë, por sidomos për Shtetet e Bashkuara”-tha Trump duke shtuar se do të diskutojë për tregtinë me presidentin kinez kur të dy të takohen në samitin e G20 në fund të nëntorit në Buenos Aires, Argjentinë.

Administrata e tij ka kërkuar që Pekini të bëjë ndryshime gjithëpërfshirëse në politikat e tij mbi mbrojtjen e pronësisë intelektuale, transfertat e teknologjisë, subvencionet industriale dhe aksesin në tregun e brendshëm, së bashku me hapat për të reduktuar deficitin tregtar amerikan me 375 miliardë dollarë me Kinën.

Presidenti amerikan tha se një marrëveshje me Kinën do të ishte gjithashtu e mirë për Pekinin.

Komentet e Trump erdhën një ditë pas një telefonate me presidentin kinez që ai e përshkroi si “shumë të mirë”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *