fbpx

Trump merr “një letër shumë të bukur” nga Kim Jong Un

leter-ne-kim.jpg

Presidenti Trump thotë se mori një tjetër letër “shumë të bukur” nga diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong Un të enjten, duke shtuar se ai mendon se do të ketë një takim tjetër midis të dyve.

Trump i tha gazetarëve vetëm se letra ishte tre faqe por nuk zbuloi përmbajtjen e saj megjithëse një gjë të tillë ai la të kuptohej se mund ta bënte më vonë. Kim, tha presidenti, nuk është i lumtur për stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut, të quajtur nganjëherë “lojëra lufte”. Koreja e Veriut ka sugjeruar që testet e fundit të raketave me rreze të shkurtër janë një përgjigje ndaj ushtrimeve ushtarake. Presidenti u tha gazetarëve se letra nga Koreja e Veriut iu dorëzua në dorë në zyrën e tij, duke i thënë me shaka gazetarëve, “Mos u shqetësoni për rrjedhje informacioni”.

“Ai nuk ishte i kënaqur me provat, lojërat e luftës … dhe siç e dini as unë nuk i kam pëlqyer kurrë,” tha Trump, duke shtuar se kjo është arsyeja sepse ai nuk dëshiron të paguajë për stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Presidenti këmbënguli që testet e raketave me rreze të shkurtër nga Koreja e Veriut nuk shkelin asnjë marrëveshje midis SHBA dhe Koresë së Veriut, sepse ato nuk janë teste bërthamore.

Trump la të hapur mundësinë e një takimi tjetër me Kim, pas një samitit të dështuar në Singapor dhe një udhëtim mbi kufirin e demilitarizuar me Korenë e Jugut në Korenë e Veriut në fillim të këtij viti.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303