Trump mesazh ngushëllimi për George HW Bush

Trump ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Presidentit të 41 të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që ndërroi jetë në moshën 94-vjeçare.

Trump bëri një deklaratë, duke njoftuar se Shtëpia e Bardhë do të ulte flamurin amerikan në gjysmë shtizë. “Melania dhe unë i bashkohemi kombit që po vuan sot humbjen e ish-Presidentit. Me një origjinalitet thelbësor, dhe devotshmëri për vendin e familjen e tij, Presidenti Bush ka frymëzuar breza të tërë,” tha Trump.

“Me gjykim të shëndoshë, sens të përbashkët, dhe udhëheqje gjakftohtë, Presidenti Bush udhëhoqi kombin tonë, dhe botën, në përfundimin paqësor dhe fitimtar të Luftës së Ftohtë. Si president, ai krijoi kushtet për dekadat e prosperitetit që kanë ndjekur. Dhe për të gjitha arritjet e tij, ai mbeti i përulur.

Së bashku me jetën e tij të plotë në shërbimi të vendit, ne do të kujtojmë Presidentin Bush për përkushtimin e tij ndaj familjes, veçanërisht ndaj dashurisë së jetës së tij, Barbara. Shembulli i tij jeton dhe do të vazhdojë të nxisë amerikanët e ardhshëm për të ndjekur një kauzë më të madhe. Zemrat tona vuajnë humbjen e tij dhe ne, me njerëzit amerikanë, i dërgojmë lutjet tona gjithë familjes së Bushit”-shkruan presidentiTrump në mesazhin e ngushellimit.

Lër një koment