Trump mjaft miqësor me Merkel në Japoni

Edhe pse kancelarja gjermane Merkel u shfaq sërish duke u dridhur në publik, e dyta brenda një kohë te shkurtër, Merkel vazhdoi programin e punës dhe udhëtoi në Osaka, ku do të mbahet samiti i G-20.

Para fillimit të samitit, Merkel u takua me presidentin amerikan i cili u shpreh mjaft miqësor për kancelaren, dhe e lëvdoi atë si një “person fantastik” dhe “mikeshë e mrekullueshme”. Marrëdhënien mes tyre ai e cilësoi si të” shkëlqyer”.

Megjithatë, Merkel u paraqit shumë më e përmbajtur. Ka shumë gjëra për të biseduar, tha ajo dhe duhet theksuar, se ekonomia gjermane investon fort në SHBA. “Nuk kemi vetëm tregti, por edhe shumë investime.”

Marrëdhënia mes qeverive të Gjermanisë dhe SHBA që nga ardhja në pushtet e Donald Trump konsiderohet e tensionuar./real-news.tv/