Trump mohon akuzat e Cohen: Ai është gënjeshtar

Heshtja publike e Presidentit Donald Trump të mërkurën mohoi zemërimin e tij në rritje lidhur me ish avokatin e vjetër dhe ndërmjetësuesin Michael Cohen, për të cilin Presidenti ende këmbëngul se nuk po thotë të vërtetën pasi Cohen u kthye kundër tij dhe u dënua me tre vjet burg.
“Ai është një gënjeshtar”, tha Presidenti për bashkëpunëtorët e tij pas dënimit të Cohen, mbulimin e të cilit ai e vëzhgonte me kujdes në televizion nga rezidenca e Shtëpisë së Bardhë.
Trump nuk komentoi gjatë procesit gjyqësor të mbajtur ditën e mërkurë dhe ishte duke I ndjekur zhvillimet në dhomën Roosevelt ndërsa reporterët I kërkuan Trump një reagim ndaj dënimit trevjeçar të Cohenit dhe akuzave të tij për implikimin e Trump në krimet federale.
Presidenti e përdori atë fjalë në mënyrë të përsëritur në biseda, tha zyrtari, duke i bërë jehonë asaj që ai vazhdimisht ka thënë në publik javët e fundit.
Shtëpia e Bardhë gjithashtu nuk komentoi në lidhje me ish avokatin e presidentit.
Cohen ka implikuar Trump në një krim, duke thënë se ai ka shkelur ligjet e financimit të fushatës në drejtimin e Trump. Presidenti amerikan ka mohuar çdo keqbërje, por procedurat kanë paraqitur një kthesë të jashtëzakonshme për Cohen, pjesëtarin e parë të rrethit të brendshëm të Trump që ka marrë një dënim me burg.

Lër një koment