fbpx

Trump mohon pretendimet e Iranit për spiunët

1666A1A0-5518-4E58-BBEE-0667A8C0EB02.jpeg

Presidenti amerikan, Donald Trump ka kundërshtuar pretendimet nga Teherani se agjencitë iraniane të sigurisë kanë arrestuar 17 të dyshuar dhe kanë ndëshkuar disa me dënim me vdekje, pasi kanë shkatërruar një rrjet të spiunimit të lidhur me CIA-n.

Këto komente Trump i bëri në një postim në Twitter.

Ai tha se Raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, janë totalisht të rreme.

“Raportimet e Iranit se kanë zënë spiunë të CIA-s, janë totalisht të rreme. Aspak të vërteta. Vetëm më shumë gënjeshtra dhe propagandë (sikurse në rastin e rrëzimit të dronit) të krijuar nga regjimi fetar që është duke dështuar dhe nuk e di si të veprojë”, ka thënë Trump përmes një postimi në rrjetin social, Twitter.

Ministria iraniane e Inteligjencës ka thënë më herët gjatë ditës se agjencitë iraniane të sigurisë kanë “shkatërruar me sukses” atë që e kanë cilësuar si “rrjet të spiunimit” të CIA-s më 18 korrik.

“Disa janë dënuar me vdekje dhe disa me burgim afatgjatë”, ka thënë një zyrtar i sigurisë, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.

Deklarata e presidentit Trump vjen në kohën e ngritjes së tensioneve në mes të Perëndimit dhe Iranit, prej kur sanksionet amerikane kanë nisur së zbatuari kundër Teheranit.

Javën e kaluar Irani ka kapur një anije britanike në Ngushticën e Hormuzit, duke konsideruar se lëvizja e saj ka qenë “në kundërshtim me rregullat ndërkombëtare”.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303